E konfirmon Policia: Dy të vdekur e dy të plagosur në Gjilan

Dy persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në Gjilan pas disa të shtënave me armë zjarri.

Aktualisht i dyshuari për rastin është në arrati, por është i njohur për policinë.

Kështu tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ju njoftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32  dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në Gjilan rr. “Ibrahim Rugova “. Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personav ,dyshohet se  edhe dy  persona të tjerë janë plagosur  dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan.

I dyshimtë për rastin është personi mashkull shtetas i Kosovës i njohur për policinë, i cili për momentin është në arrati. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit. Policia e Kosovës Njësitet e hetimeve rajonale në bashkëpunim me prokurorin e shtetit po i hetojnë rrethanat e këti rasti të rëndë”, tha Hashani.