E konfimon Policia: Mbyllet rruga Shtërpcë – Prevallë, shkak protesta e serbëve

Policia e Kosovës ka konfirmuar se rruga Shtërpcë – Prevallë është mbyllur.

Kjo për shkak se serbët janë duke protestuar, ndërsa sipas PK-së, do të ketë njoftim tjetër pas përfundimit të protestës.

Më poshtë edhe postimi i para pak çasteve:

KOMUNIKATË PËR MEDIA

MBYLLJA E RRUGËS SHTËRPCË -PREVALL

Ju njoftojmë se rruga rajonale Shtërpcë- Prevallë, nga ora 11:30 do të jetë e mbyllur për qarkullimin e automjeteve, deri në një njoftim tjetër, kjo për arsye të protestës së paralajmëruar që do të mbahet në Shtërpcë, nga ora 12:00.
Rruga do të jetë e mbyllur nga fshati Drajkovc i komunës së Shtërpcës deri në Brezovicë.
Sapo të përfundon protesta do të njofoheni me kohë.