E kobshme për familjen Ramosaj nga Carrabregu. Kjo pasi, Elzina (Halit) Ramosaj, në tentim për ta shpëtuar të birin që po fundosej në një pishinë, vdiq edhe vetë.
Kështu kanë thënë familjarët e afërt pas rastit të dhimbshëm, ndërsa kjo është konfirmuar edhe nga vetë kreu i komunës, Bashkim Ramosaj.
Mosha e saktë nuk dihet, ndërsa detajet pritet të dalin orëve në vijim./Deçani24