E kërcënuan me armë dhe rrahën një person, arrestohen tre të dyshuar

Gjatë pasdites së katër shkurtit, një mashkull është ankuar në polici se është kërcënuar me armë nga katër persona, ku pastaj kishin detyruar të futej në makinën e tyre.

Sipas raportit të policisë, të dyshuarit pastaj e kishin rrahur viktimën, shkruan lajmi.net.

Rreth këtij rasti janë identifikuar tre të dyshuar, meshkuj, ku janë shoqëruar në stacionin policor.

Me vendim të prokurorit, tre personat janë liruar me procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë:

PRIVIM I KUNDËRLIGJSHËM I LIRISË- Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë  04.02.2024, 17:00.  Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar  se katër persona të panjohur, nën kërcënimin e armës e kishin detyruar me dhunë atë që të hyjë në veturën e tyre duke e sulmuar fizikisht dhe më pas e kishin liruar. Lidhur me rastin janë identifikuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.