Një i mitur në Podujevë është arrestuar pasi i njëjti ka keqtrajtuar seksualisht një vajzë të mitur.
Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, rastin në polici e ka raportuar babai i vajzës.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij e mitur ishte keqtrajtuar seksualisht nga i dyshuari i mitur mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës