E hidhur: Vdes në moshë të re hoxha Faton Musliu

Në moshë të re ka vdekur hoxha nga Presheva, Faton Musliu.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë e tij.

Postimi i plotë i familjes:

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”
Njoftim nga Familja MusliuTë nderuar familjarë, miq dhe dashamirë, Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë: Hoxha Faton Musliu (Djali i Haxhi Adnan Musliut)Varrimi do të bëhet ditën e diel, më 03.08.2025, pas namazit të drekës. Lusim Allahun e Madhëruar që ta mëshirojë të ndjerin dhe t’i japë durim e forcë familjes Musliu.