Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se e ka tërhequr kërkesën e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, për mbrojtjen e rendit kushtetues pas bllokimit të konstitumit të Kuvendit.
Sipas Osmanit, tërheqja e kërkesës është bërë pas konfirmimit se gjyqtar raportues për kërkesën e Osmanit është caktuar gjyqtari nga radhët e komunitetit serb, Radomir Llaban.
“Kërkesa është tërhequr pas konfirmimit se gjyqtar raportues është caktuar gjyqtari Radmoir Llaban, për të cilin instituicionet e sigurisë në vitet 2018, 2021 dhe 2024 kanë dorëzuar informata zyrtare se ky gjyqtar paraqet rrezik për sigurinë kombëtare dhe se i njëjti është i angazhuar kundër rendit kushtetues së Republikës së Kosovës”, ka thënë Osmani para mediave.