Policia e Kosovës në Mitrovicën e Jugut ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme armësh dhe municionesh gjatë një bastisjeje të zhvilluar në shtëpinë e një të dyshuari.
Sipas komunikatës, pas hetimeve të zgjeruara për një rast të dhunës në familje dhe mbi dyshimet për posedim të paligjshëm të armëve, kanë ndërmarrë aksionin që rezultoi me gjetjen e:
Pesë armëve të gjata
Një pistolete me katër karikatorë
447 fishekëve të kalibrave të ndryshëm
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
Ndaj tij janë iniciuar procedura penale për veprat “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Dhunë në familje”.