E FUNDIT: Plagoset një 37-vjeçar në Prishtinë

Një plagosje ka ndodhur në një lokal të Prishtinës në lagjen Emshir .

Është plagosur një 37-vjeçar rreth orës 21:00.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 21:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në një lokal, në lagjen Emshir të Prishtinës”.

“Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, B.A, mashkull 37 vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ajo.

“Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”.