Enver Smakiqi, polici i lënduar të shtunën në Skenderaj gjatë orarit të punës nga familjarë të ish-nënkryetarit, Nuredin Lushtakut ka folur për Insajderin.
Ndonëse nuk u lëshua shumë në komente, Smakiqi konfirmoi se gjendja e tij shëndetësorë është më e mirë.
Përkundër zërave se ai ka pasur telashe në të kaluarën me familjen Lushtaku, ky i fundit po e mohon se ka ose ka pasur ndonjë herë problem me Lushtakët.
“Më mirë jam. Unë as nuk kam pasur as nuk kam kurgjo me familjen Lushtaku, kam qenë duke e kry punën zyrtare sen nuk kam pasur as skam kurgjo”, ka deklaruar ai për mediumin respektiv.
I pyetur për detaje tjera se nga kush është lënduar ose nëse është lëshuar nga spitali, Smakiqi ka refuzuar të jap përgjigje duke thënë “Ju kërkojë falje, janë organet të cilat mund të ju informojnë”.
Ditë më parë ish-nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku e akuzoi policin Smakiqi për maltretim ndaj djalit të tij, Arbërit.
“Polici Enver Smakiqi pasi ka shqiptuar një gjobë ka vazhduar duke maltretuar fizikisht djalin tim Arberin. Unë kam qenë duke u kthyer në shtëpi me dy vëllezërit e mi dhe e kam parë djalin me veturë ndalur, ku jemi ndalur të shikojmë se çka është problemi, por sjelljet e policit Enver Smakiqi kanë qenë jashtëzakonisht jo normale dhe të dhunshme”, ka deklaruar Lushtaku.