Një situatë aspak e këndshme është krijuar sot në Kuvendin e Kosovës në mes bashkëpartiakëve.Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës janë parë duke debatuar mjaftë “ashpër” me njëri-tjetrin.
Madje kryeministri Kurti shihej tejet i nervozuar pas përfundimit të argumentimit me njëri-tjetrin.E gjithë kjo ndodhi pikërisht pasi kryeparlamentari Glauk Konjufca votoi pro mocionit procedural të propozuar nga opozita për ndryshim të rendit të ditës.
Në momentin e hedhjes në votim të këtij mocioni, Konjufca ka ngritur dorën duke votuar pro, e pas kësaj kanë filluar ngacmimet nga shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.
Gashi iu drejtua Konjufcës duke i thënë: Hajde kalo në LDK, se krejt po dalin.
“Shih shih çka është kjo tradhti more kështu, Glauk t‘kanë tradhtuar hajde në LDK, qu del këndej, qu del në LDK se krejt po dalin”, ishin fjalët e Gashit drejtuar Konjufcës.E gjithë kjo situatë siç u pa e nervozoi shumë kryeministrin Kurti dhe zv/kryeministrin e vendit, Besnik Bislimi.
Madje nga kamerat e mediave është kapur edhe momenti pas votimi të mocionit procedural.Kurti dhe Konjufca janë parë duke diskutuar, anipse nuk dëgjohej qartë se çfarë flisnin. E pas këtij debati Kurti nuk u pa aspak në disponim të mirë.