Gjashtë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Podujevë, për vepra të ndryshme penale, raporton Llapi.info.
Njëri prej tyre është kapur në rrugën “Nuhi Gashi”, ku i njëjti ka sulmuar fizikisht tre policë.
“Rr. Nuhi Gashi, Podujevë 09.03.2023-22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti i ka kanosur verbalisht si dhe i ka sulmuar fizikisht tre zyrtarët policorë me ç’rast kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Kurse, dy persona tjerë janë arrestuar, pasi të njëjtit kanë ushtruar dhunë ndaj një gruaje.
“Podujevë 09.03.2023-19:07. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarveshje është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, njofton PK.