E dhimbshme: Vdes 43-vjeçari kosovar në vendin e punës në Itali

Një kosovar 43-vjeçar humbi jetën në një aksident në vendin e punës në një kantier në Olbia të Sardenjës të shtunën.

Ky është rasti më i fundit në një listë të gjatë të aksidenteve fatale në vendin e punës. Ndërsa javën e kaluar pesë punëtorë vdiqën në një kantier ndërtimi në Firence.

Nuk dihen ende detajet e aksidentit./Lajmi.net/