Syri i Vizionit dhe organizatat tjera të shoqërisë civile në Pejë pas ngjarjes së rëndë tragjike që ndodhi dje ku u vra Gjylejta Ukella, nga bashkëshorti i saj, kanë organizuar për sot MARSH PAQËSOR PROTESTUES, me moton “Kot flasim, derisa ata vrasin”.
Marshi që ka filluar nga ora 11:00 nga Qendra e qytetit vazhdon tek objektet e Policisë, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë Themelore në Pejë.
Edhe një herë, bëhet thirrje që urgjentisht të ndalohet me mohimin e femicidit dhe dhunës në baza gjinore.
Mosndëshkimi i këtyre rasteve është inkurajim i mëtejshëm!’-thuhet nga organizatori. Marshit i janë bashkuar edhe figura politike e institucionale lokale.
Marshit të protestuesve iu është bashkuar edhe vajza e të ndjeres Gjylejta Ukella.