Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën pasdite në Gjakovë. Dy vëllezër kanë mbetur të vdekur pas një konflikti pronësor me të dyshuarin.
Zëdhënës i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Lumni Graisha e ka konfirmuar rastin për Gazetën Insajderi.
Ai ka thënë se sipas informatave të para motivet e vrasjes janë për shkak të një prone.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Madanaj të Gjakovës.
Mediat lokale kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes.
Sipas tij, dorasi është identitfikuar por ndodhet ende në arrati.
Ai tha se policia është duke e kërkuar.
“Mund të konfirmoj bëhet fjalë për vrasje të dyfishtë. Viktimat janë vëllezër mes vete. Personi i dyshuar është i identifikuar por ndodhet në arrati”, ka thënë ai.