Petrit Arifi, djali i dëshmorit Kastriot Arifi, në prag të përvjetorit të rënies së babait të tij, për një jetë më të mirë, lë trojet ku luftoi dhe ra dëshmor babai i tij, shkruan Korrespodenti.
Axha i Petritit, Metushi, i cili po ashtu ishte pjesëtar i UÇK-së dhe tani i shërben vendit si pjesëtar i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, përmes një postimi në facebook, ka shprehur zhgënjimin e tij, duke thënë se as ai e as shoqëria nuk munden të bëjnë asgjë për Petritin.
“Dikur i kërkova një bashkëluftëtari privilegj që ta sistemonim në FSK, Petritin, por me ton të lartë mu përgjigj s’ka më privilegje … e ju që u pasuruat duke u lavdru në korriz të dëshmorëve, zoti ju paftë e ju turpëroftë”, ka shkruar axha i Petritit.