Sot është ndarë nga jeta gjimnazisti 17-vjeçar nga Gjakova, Besmir Hoti, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin e humbjes së tij e kanë bërë të ditur Drejtoria e Arsimit në Gjakovë, të cilët kanë njoftuar se nxënësi i klasës XII-3 në Gjimnazin “Asllan Berisha” në Rogovë, ka ndërruar jetë.
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të nxënësit Besmir Brahim Hoti i lindur me 24.06.2005. Besmiri ishte nxënës i klasës XII 3 në Gjimnazin “Asllan Berisha” në Rogovë.
Në emër të Drejtorisë së Arsimit i shprehim ngushëllime prindërve, familjarëve, mësimdhënësve dhe nxënësve për humbjen e Besmirit”, kanë shkruar ata.
Drejtoria e Arsimit ka shprehur ngushëllime për familjen e 17-vjeçarit, ndërkaq nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij.