Dita e djeshme në punë ka qenë e fundit për Ibrahim Hoxhën.
Kuzhinieri i njohur ka ndërruar jetë paraditën e djeshme në ambientit e restorantit “Liqeni i Dukagjinit”.
Sulmi në zemër dyshohet se ka qenë shkaku i vdekjes së kuzhinierit kosovar.
“Raportohet se në Spitalin e Gjakovës është sjellur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet” thuhet në raportin e policisë.
Restoranti ka njoftuar se nuk do të punoi sot në nderim të punëtorit që ndërroi jetë në vendin e punës.