Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal në Prizren, ku një grua shtatzënë humbi jetën, raporton Sinjali.
Ky rast ka pikëlluar familjen Ibrahimi në Prizren, por edhe gjithë miqtë e tyre, kur morën lajmin e hidhur për vdekjen e 24-vjeçares.
E ndjera E.Ibrahimi, u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në spital dhe akoma nuk dihet se si iu përkeqësua gjendja dhe ku ishte trajtuar më parë.
Pritja e ëmbël u kthye në dhimbje për gjithë familjen që humbën më të dashurën e tyre.
Njoftimin për vdekjen e saj e kanë dhënë edhe disa familjarë të tyre në rrjetet sociale.
Gruaja la pas vetes burrin dhe një fëmijë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia dhe ka bërë me dije se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML.
“Në repartin e Gjinekologjisë të Spitalit Rajonal Prizren, ka ndërruar jetë viktima femër. Sipas mjekëve viktima ishte pranuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”
Gazeta do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.