Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur dje në Leposaviq.
Një person u ankua në polici se i ishte vjedhur bateria e një automjeti që e kishte marrë për ta rregulluar.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur bateria ndezëse e makinës për punë ndërtimore, pronë e një personi tjetër i cili e kishte dërguar për të rregulluar makinën. Rasti në procedurë hetimore”, njofton policia.