Një protestë në përkrahje të kryeministrit e presidentes pritet të mbahet sot në Prishtinë.
Atë e ka organizuar Albert Shabani nga Skënderaj.
Shabani ka publikuar pamje nga përgatitjet e fundit që po bëhen për këtë protestë, sa të çuditshme aq edhe të komentuar.
Prapa qytetarëve në kafene shihet edhe një baner ku shkruhet: “Marshojmë për qeverinë në mbrojtje të republikës dhe sovranitetit”.
Sipas organizatorëve protesta pritet të fillojë nga ora 14:00.