KH Rahoveci këtë të enjte zhvillon njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit.
Kjo pasi, do të jetë testi i parë serioz drejt synimit që klubi nga “Mizahir Isma” ia ka vënë vetes, përcjell 07 Press.
Vreshtarët këtë edicion janë favoritë për titull bashkë me Besën e Pejës, përkatësisht kundërshtarja e së enjtes.
Dhe, kur tashmë në Rahovec po flitet vetëm për këtë duel, bardhekaltërit kanë bërë një lëvizje të bukur sa i përket marketingut.
Përmes një postimi në faqen zyrtare kanë thënë që nuk do t’ua tregojnë tifozëve se ku transmetohet ndeshja, vetëm e vetëm që tifozët të shkojnë në palestër.