11 mijë e 554 euro është totali i shpenzimeve për shtatë muajt e këtij viti nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagvaci së bashku me kabinetin e saj.
Nga kjo shumë 5 mijë euro u shpenzuan vetëm për ushqim dhe mëditje nga ministrja dhe kabineti i saj.
Bazuar në të dhënat që ka siguruar Telegrafi përmes qasjes në dokumentet publike, vet ministrja Nagavci nga janari deri në korrik harxhoi 1,952.94 euro për ushqim dhe mëditje.
Pas ushqimit dhe mëditjeve, para të shumta u shpenzuan edhe për akomodim.
Për shtatë muaj ministrja dhe stafi i saj shpenzuan 4 mijë e 389 euro.
Nagvaci e vetme ka shpenzuar 1 mijë e 803 euro për akomodim.
Nga stafi i saj asnjë cent për akomodim nuk e shpenzuan Arbnor Podvorica (shofer i ministres), Geta Guci (asistente e ministres), Laura Lutfiu-Hoxha (këshilltare), Njazi Beluli (shofer i ministres) dhe Valdrin Derivshaj (këshilltar).
Sa i përket shpenzimeve në telefon, ministrja së bashku me 12 personat e tjerë që janë pjesë e kabinetit të saj shpenzuan në total 2 mijë e 096 euro.
Pas Nagavcit që harxhoi 406 euro në telefon, më së shumti nga kabineti i saj kanë harxhuar këshilltarët e saj, Edona Kutleshi-Maliqaj, Elvis Karadolami, Fatos Osmani dhe Valdrin Dervishaj.
Të katërt kanë harxhuar nga 210 euro për telefon për shtatë muaj. Telegrafi ditëve në vazhdim do t’ju sjell edhe shpenzimet nga ministritë e tjera.