Dyshohet se dhunoi një grua, pejani arrestohet e më pas lirohet

Policia ka njoftuar se dje në Pejë është arrestuar një person nën dyshimin se e ka dhunuar një grua.

I dyshuari, pas intervistimi, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është dërguar në shtëpi të sigurt.

“DHUNIM- Pejë / 04.11.2023 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa  viktima është dërguar në shtëpinë e sigurt.”