Tre persona po dyshohet se kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë në Prizren.
Sipas burimeve jozyrtare të lajmi.net, në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa tre persona kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
Gjithashtu, tre persona të tjerë dyshohet se janë të lënduar si pasojë e aksidentit, ndërsa nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:20, në daljen veriore të Komunës së Prizrenit.