Një grua në Kaçanik ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga një i panjohur.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se gruaja ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull i panjohur. Si pasojë ankuesja ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje në raport.