Zjarri dje ka kapluar fermën e një ferizajasi në fshatin Lloshkobare në orët e mëngjesit, ku përveç objektit janë djegur 750 zogjë dhe pajisje për rritjen e zogjëve.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se është djegur i tërë objekti ku brenda tij kishte edhe zogjë dhe pajisje të kushtueshme.
Sipas burimeve, fermeri i shqetësuar ka raportuar rastin në Polici ku ka deklaruar se si pasojë e zjarrit i janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Në objekt ishin 750 zogjë të cilët kapin vlerën prej 1875 euro, pajisje për zogjë në vlerë prej 5600 euro si dhe dëmtimi i objektit ( kulmi) rreth 8500 euro.
Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit dhe krimteknikët njësisë së hetimeve të stacionit të Ferizajt të cilët po e hetojnë rastin.