Policia e Kosovës njofton për dy raste të dhunimit në Gjakovë. Dy vajzat janë futur me forcë në veturë ku edhe janë dhunuar.
Në rastin e parë vajza është futur në veturë me forcë nga një i dyshuar. I cili më pas është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Gjakovë 04.10.2022 – 18:05. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me dhunë e ka futur në veturën e tij dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.
Ndërsa në rastin e dytë, viktima është futur në veturë nga dy persona të dyshuar, njëri nga ta është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Gjakovë 04.10.2022 – 13:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se dy persona të dyshuar të maskuar me dhunë e kanë futur në veturën e tyre dhe kanë dhunuar seksualisht. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar një i dyshuar kosovar dhe i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.