Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar se dy persona janë plagosur në Veri të vendit si rezultat i një shpërthimi të ndodhur pak para mesnatës.
“Rreth orës 23:50 dyshohet se ka shpërthyer një grantatë dore tek Hoteli Bisevac, rruga Knjaz Millosh në Mitrovicë Veri, ku si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar rreth 4-5 vetura dhe dy persona janë lënduar. Njëri ka lëndime më të rënda dhe policia është në spital”, ka thënë Elshani për Express.