Dy qytetarë dorëzojnë 1950 euro në Stacionin Policor në Rahovec

Më datë 1 tetor 2025, rreth orës 13:30, në Stacionin Policor në Rahovec janë paraqitur dy qytetarë, të cilët kishin gjetur një shumë të hollash në rrugën “Sheh Mihedini” – Rahovec.

Personi I.Sharku ka dorëzuar shumën prej 1000 euro, ndërsa personi H.Haxhimustafa ka dorëzuar shumën prej 950 euro ,në total nga të dy qytetarët gjithsej janë dorëzuar 1950 euro.

Të hollat e dorëzuara më pas iu janë kthyer pronarit, i cili po ashtu ishte paraqitur në stacionin policor dhe kishte raportuar humbjen e tyre.

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe e vlerëson lartë gjestin e tyre human.