Dy persona janë lënduar në Ferizaj derisa po punonin në një banesë.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori.
“ASGJËSIM, DËMTIM OSE HEQJE E PAJISJEVE MBROJTËSE- Rr. Gzim Sahiti, Ferizaj 29.06.2024 – 11:00. Raportohet se dy viktima meshkuj kosovarë, kanë pësuar lëndime trupore derisa kanë qenë duke punuar në një banesë në ndërtim e sipër. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.”