Dy persona gjuajnë me armë në Mitrovicë, policia gjen 91 gëzhoja

Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar 91 gëzhoja në fshatin Zjaq të Mitrovicës, pasi paraprakisht morën njoftimin se ka pasur të shtëna me armë zjarri nga dy persona.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati.

Fsh. Zjaq, Mitrovicë 20.03.2024-11:45. Pas disa të shtënave me armë zjarri  nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë, policia në vendin e   ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 91 copë gëzhoja. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim. /Express/