Sonte zhvillohen dy ndeshje të kthimit të çerekfinaleve të Kupës së Kosovës në basketboll.
Në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, Sigal Prishtina do të përballet me Vëllaznimin, ndërsa në Palestrën “Karagaçi” në Pejë, GO+ Peja do të presë Bashkimin.
Të dy ndeshjet do të fillojnë në orën 18:45 dhe pritet të jenë shumë të luftuara, me ekipe që synojnë kualifikimin në gjysmëfinale.
