Gjatë ditës së sotme, dy persona në Gjilan gjatë kontrollimit të trafikut nga policia, janë ndaluar për tejkalim të shpejtësisë.
Sipas njoftimit të policisë, njëri nga ta ka vozitur me shpejtësi 127km/h në zonën ku është e lejuar deri 40 km/h, e tjetri ka vozitur 133 km/h në zonën deri 50 km/h, shkruan lajmi.net.
Të dy atyre, veç e veç, u janë shqiptuar gjoba me vlerë 300 euro, tri pikë negative dhe ndalim të vozitjes së mjeteve motorike për tre muaj.
Njoftimi i plotë:
Mos respektim i kufizimit të shpejtësisë- Gjilan, 06 shkurt 2024
Njësite policore të Drejtorisë rajonale të Policisë në Gjilan gjatë kontrolleve në trafik, kanë hasur në dy kundërvajtës, njëri në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është dyzet (40) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e njëzet e shtatë (127) km/h dhe tjetri në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e tridhjetë e tri (133) km/h.
Të dy kundërvajtësve veç e veç u janë shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj.
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.
Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.