Pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë po vazhdojnë me konvertimin e patentë shoferëve të tyre – që janë lëshuar nga autoritetet serbe – në ato të autoriteteve të Kosovës.
Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, sot në Leposaviq janë lëshuar 109 patentë shoferë, në Mitrovicën Veriore 51, në Zveçan 48 dhe në Zubin Potok 33.
Nëse nuk pajisen me patent shoferë të Kosovës deri më 9 gusht, dhe policia i ndalon gjatë vozitjes, ata do të konsiderohen se e kanë drejtuar veturën pa patentë shoferë.
Shuma e gjobave, sipas ligjit, është nga 500 deri në 1.500 euro.