Dy aksidente në të njëjtin lokacion, disa të lënduar

Dy aksidente mes disa automjeteve ka ndodhur në sonte në Autostradën “Ibrahim Rugova”, në të njëjtin lokacion.

Si pasojë disa persona kanë marrë lëndime. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Sonte në orët e mbrëmjes është raportuar për një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova” dalja e autostrades Veternik – Bresje 3. Policia e Kosovës, konkretisht njësitet kompetente policore kanë dal në vendin e aksidentit dhe jemi njoftuar se bëhet fjale për dy aksidente në të njëtin lokacion dhe janë të përfshirë disa automjete. Në këtë faze raportohet për disa të lënduar dhe të njëjtit janë përcjell për trajtim mjekësor.”, ka thënë Hoxha.