Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se të gjitha rrugët që menaxhohen nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës janë të pastruara dhe në gjendje të mirë.
“Të gjitha rrugët që menaxhohen nga MMPHI janë të pastruara dhe në gjendje të mirë”, ka shkruar Durmishi në llogarinë e tij në Facebook, përcjell Klankosova.
Kujtojmë që nga fillimi i reshjeve të borës, zëvendësministri ka vëzhguar nga afër punën e pastrimit të rrugëve.