Edhe më tej është duke vazhduar “lufta” e pushtetit ndaj mediave dhe gazetarëve në Kosovë.
Tashmë në këtë mes është radhitur edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ever Dugolli.
Ai përmes një postimi në Facebook ka treguar se si duhet të raportohet.
Dugolli gjithashtu ka thënë se mediat kanë prirje të raportojnë vetëm pengesa.
Postimi i plotë:
Siç sheh lajmet sot imagjinojeni një portal në vitet ’98, ’99, titulli do të ishte kësisoj:
UÇK është armatosur, por territorin e Kosovës e kontrollon Serbia. Ja cila pjesë e kushtetutës së Serbisë e ndalon atë (Dokument).
Këto prirje për të konstatuar gjithnjë vetëm pengesat në secilën gjë nuk janë të rastësishme.