Drita kampione e Kosovës për herë të katërt në historinë e saj

Skuadra e Dritës nga Gjilani ka fituar titullin kampion për sezonin 2024/25, edhe pse kanë mbetur edhe katër xhiro për t’u luajtur deri në fund të sezonit.

Titullin Drita e fitoi edhe matematilisht pas fitores të sotme me rezultat minimal 1-0 ndaj Llapit.

Golin e fitores për gjilanasit e shënoi Iljasa Zulfiu në minutën e 83-të të takimit.

Drita ka 69 pikë në pozitën e parë në tabelë.