Drita “driblon” në Dublin

Një fitore jo vetëm për Dritën, por edhe për mbarë futbollin kosovar.

Gjilanasit kanë arkëtuar tri pikët e para në garën e tretë për nga rëndësia në kontinentin e vjetër, Konferencë Ligë.

Mjaftoi një gol i Ajzerajt që gjilanasit bardhekaltër të shkojnë në kuotën e pesë pikëve pas tri ndeshjeve të para.

Duhet thënë se që nga minuta e 17′, mysafirët u paraqitën me një futbollist më shumë në fushë.

Ajo që është e rëndësishme: Drita ia doli përballë Shelburnit, teksa shpresojmë që të njëjtën rrugë ta vazhdojë edhe më tutje!/Përmbledhja