Shemsedin Dreshaj, deputet i AAK-së, ka thënë se shumica parlametare ka shkelur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për skemat pensionale.
Dreshaj me anë të një shkrimi në Facebook, ka thënë se pushteti ka goditur pas shpinë pensionistët.
Tutje, ai ka thënë se Qeveria Kurti nuk pranon mendimin edhe kur ka një opinion obligues nga kushtetuesja.
“Sapo u shkel edhe një herë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-131 për Skemat pensionale të financuara nga shteti. Logjika autoritare, kundër kushtetuese dhe diskriminuese ndaj kategorisë më të ndejshme të kësaj shoqërie, të pensionuarve u goditën edhe një herë pas shpine nga kjo qeveri”, ka shkruar Dreshaj.