Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në një familje në fshatin Baicë të Drenasit. Një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.
Sinjali mëson se viktima ishte gjetur në banjon e shtëpisë dhe se i takon moshës rreth 40-vjeçare.
Vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e rastit tragjik.