Nga Shërbimi Korrektues i Kosovës kanë thënë për EO, se gjatë 2023-ës ka pasur dyfishim të rasteve të parandalimit të kontrabandës.
Drejtori i Shërbimi Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, thotë për Ekonomia Online se sasia më e madhe e kontrabandës me lëndë narkotike ka qenë gjysmë kilogrami, ndërsa 60 raste me kontrabandë janë parandaluar gjatë vitit të kaluar.
Ai thotë se kontrabanda ndihmohet nga furnizuesit e familjarët e të burgosurve.
Afër 60 raste vetëm në vitin 2023 kemi arritur të parandalojmë raste të futjes së kontrabandës edhe përmes familjarëve por edhe përmes vetë të dënuarve. Fatkeqësisht kemi pas raste kur edhe përmes kompanive të ndryshme të cilat furnizojnë institucionet tona është tentuar të futet kontrabanda por edhe në këtë aspekt kemi avancuar edhe me pajisje teknologjike por edhe në këtë drejtim neve na ka ndihmuar shumë edhe fuqizimi i njësisë së inteligjencës e cila funksionon në kuadër të shërbimit korrektues përmes të cilës kemi arritur përmes informacioneve që kemi pranuar nga kjo njësi të parandalojmë numrin e madh të këtyre rasteve, natyrisht janë në burgje dhe forma dhe metoda për futjen e kontrabandës janë të shumta dhe nuk mund të eliminohen në asnjë rrethanë. Ka raste ndër vite kur deri në gjysmë kilogrami”, thotë ai.