Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, ka thënë se renovimet në këtë klinikë kanë qenë të nevojshme për stafin dhe pacientët dhe se tash e tutje, pacientët do të kenë një privatësi më të madhe.
Kurtishi ka thënë se tash e tutje, pacientët do të kenë kushte më të përshtatshme për marrjen e ilaçeve, ndërsa risi është edhe ambulanca specialistike sipas standardeve ndërkombëtare, ku mjekët i bëjnë ekzaminimet dhe bëjnë koordinimin e terapive në mënyrë më të sofistikuar.
“Këto renovime kanë lehtësuar shumë, edhe qysh në javën e parë kur kemi filluar me punu në klinikën e rinovuar kemi parë se sa ka qenë kjo e domosdoshme dhe e nevojshme për stafin dhe vet pacientët të cilët tash kanë një trajtim më të mirë dhe kushte më të përshtatshme për marrjen e ilaçeve. Në të njëjtën kohë ekziston tash ambulanca specialistike sipas standardeve ndërkombëtare ku mjekët i bëjnë ekzaminimet, kontrollet dhe bëjnë koordinimin e terapive dhe kjo në mënyrë shumë më të sofistikuar se përpara, pacientët kanë një privatësi më të madhe dhe menaxhimi i këtyre procedurave deri të dhënia e ilaçeve është shumë e lehtë edhe efikase”, u shpreh Kurtishi.