Drejtori i Arsimit në Podujevë: Nga nesër prindërit t’i dërgojnë fëmijët në shkollë

Drejtori i Arsimit në komunën e Podujevës, Avni Fetahu, ka bërë thirrje që të gjithë prindërit t’i dërgojnë nesër fëmijët në shkollë.

Fetahu tha se kjo thirrje po bëhet në koordinim me Këshillin e Prindërve në këtë komunë.

“Karshi përgjegjësisë që na takon si DKA dhe Këshill i Prindërve nuk mund të rrimë duarkryq karshi kësaj situate, ne kërkojmë nga ana e prindërve në Komunën e Podujevës, që nga nesër t’i dërgojnë fëmijët në shkollë, duke e parë edhe vullnetin e një numri të madh të mësimdhënësve t’i kthehen procesit mësimor”, është shprehur Fetahu, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se më të dëmtuarit nga greva e SBAShK-ut në nivel vendi, më të dëmtuarit janë nxënësit.

Kujtojmë se në Podujevë mësimi është mbajtur në disa shkolla, përkundër thirrjeve të SBAShK-ut për grevë