Një grup studentësh dhe të rinjsh që marrin pjesë në protesta për, siç pretendojnë ata, vjedhje në zgjedhjet e 17 dhjetorit, kanë paralajmëruar për ditën e sotme bllokadë trafiku prej gjashtë orësh në dy lokacione në Beograd.
Ata ftuan qytetarët që në ora 11 të mblidhen në rrugën Birçaninova para Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, nga të cilët kërkojnë lehtësimin e verifikimit të listës zgjedhore.
Sipas tyre, protesta do të zgjasë një orë, për aq kohë sa t’i japin ministrisë për t’iu përgjigjur kërkesave të tyre, pas së cilës do të bllokojnë dy rrugë, vendndodhjet e të cilave nuk kanë dashur t’i zbulojnë “për arsye sigurie”.
Bllokada e trafikut, siç kanë paralajmëruar, do të fillojë në orën 12 dhe do të zgjasë deri në orën 18, ndërsa secila e radhës mund të jetë më e gjatë, nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.
Studentët nga Novi Sadi vijnë për të protestuar në Beograd
Studentët nga Novi Sadi do t’i bashkohen qytetarëve të Beogradit në protestën dhe bllokadat e sotme. Një nga studentet që do të niset sot drejt kryeqytetit është Mila Pajiq, e cila mori pjesë në emisionin “Ëake up” në Tv Nova duke mbajtur në duar stiroporin.
“Stiropori është atje, që të mund të ulemi për gjashtë orë.” Le të ulemi dhe të shprehemi se jemi të pakënaqur dhe se jemi të tërbuar”, tha Pajiq.
Studentët nga Novi Sadi filluan të mblidhen që në orët e hershme të mëngjesit dhe Pajiq tregon se pret që t’u bashkohen edhe shumë kolegë të tjerë. Zyrtarisht, tubimi fillon në monumentin e Njegoshit në orën nëntë, nga ku të mbledhurit do të shkojnë në stacionin e trenit. Studentët po përgatisin edhe pankarta dhe po sjellin polisterol në Beograd për protestuesit e tjerë që do të marrin pjesë në bllokadë, për t’ua lehtësuar uljen.