Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thirrur për të enjten konferencë për media.
Konferenca do të fillojë nga ora 10:20, ku do të flaës lidhur me draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Kujtojmë se ky draft iu është dorëzuar, kryeministrit të Kosoëvs, Albin Kurti, e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel javë më parë.
Por, deri më tani nuk dihet se cfarë përmban ky draft pasi nuk është prezantuar publikisht.
Këtë javë në Kosoëv ishte edhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili takoi partitë opozitare në vend.
Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, deklaroi pas takimit se e ka parë draftin, ndërsa kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se nuk duhet ta rrezikojë kushtetutshmërinë e vendit.