Dorëzohet Kosova, pacientët me kancer shkojnë të trajtohen në Shqipëri

Ka më shumë se dy javë që pacientët e prekur me sëmundje malinje në Kosovë s’po mund t’i marrin shërbimet e radioterapisë në QKUK. Kjo pas defekteve që besohet se kanë pësuar aparaturat që gjenden në bodrumin e Klinikës së Onkologjisë së QKUK-së të cilat kanë ardhur si pasojë e vërshimeve që uji e mori kohë më parë këtë klinikë. E janë më shumë se 80 pacientë që kanë nevojë urgjente për këto shërbime e që po presin ndihmë nga shteti.

Janë më shumë se 80 pacientë që vuajnë nga kanceri që po presin një telefonatë nga Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë për t’i vazhduar terapitë atje. E se kjo kur pritet të bëhet askush nuk e di.

Por gjatë ditës së sotme, shteti ka njoftuar se është finalizuar marrëveshja në mes të Kosovës e Shqipërisë për trajtimin e këtyre pacientëve.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Republikës së Shqipërisë, Orgeta Manastirliu, i ka konfirmuar sot autoriteteve kosovare se do ta vazhdojë trajtimin e pacientëve kosovar me radioterapi.

“Bazuar në bashkëpunimin e vazhdueshëm reciprok, por edhe në Marrëveshjet e bashkëpunimit në fushën e Shëndetësisë, midis Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë, shprehim angazhimin tonë maksimal për të krijuar mundësinë e trajtimit të pacientëve nga Kosova në njësinë tonë të Radioterapisë”, thuhet në njoftim.

E në një bisedë për Nacionalen, drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ardian Millaku sqaron se cilat janë dëmet shëndetësore që pacientët që kanë qenë duke u trajtuar në Onkologji i kanë pësuar si pasojë e ndaljes së terapive adekuate për sëmundjet e tyre.

“Nuk është mirë që të pritet por mund të bëhet një modifikim I dozës që të arrihet efekti I duhur radiobiologjik që pacienti të mos pësoj? Terapia është 5 ditore dhe është kontinuale”, sqaron Millaku.

Por, këta pacientë, ndodhë që shërbimet s’do të kenë nevojë që t’i marrin në Shqipëri. Kjo ngase gjasat që të funksionalizohet aparatura e radioterapisë në QKUK të funkasionalizohet.

Kështu po pohon drejtori i Onkologjisë, Ardian Millaku për Nacionalen.

“Sipas kompanisë që i mirëmban aparaturat, gjatë testimit ka rezultuar që një pjesë e aparaturave mund të kthehet në funksion. S’kanë dëmtime serioze funksionale. Lajmi i mirë që se që nga java e ardhshme, gjithçka mund të kthehet në funksion”, ka deklaruar për Nacionalen, Ardian Millaku , drejtor i Klinikës së Onkologjisë.

Ndërkohë, ditë më parë nga ShSKUK kanë njoftuar se ekipet e Klinikës së Onkologjisë, bashkë me sektorin teknik dhe atë të pajisjeve mjekësore të QKUK-së, kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme duke ç’kyçur nga puna aparaturën e radioterapisë, me qëllim të parandalimit të pasojave të paparashikueshme.

Në ndihmë kanë ardhur edhe ekipi zjarrfikësve dhe shërbimeve komunale të cilët kanë asistuar gjatë gjithë kohës.

Aparatura e Radioterapisë për momentin është jashtë funksionit, kurse shërbimet e tjera në Klinikën e Onkologjisë po ofrohen normalisht.

“Ekipi i kontraktuar për mirëmbajtje të aparaturës mjekësore është duke analizuar situatën e aparaturës së radioterapisë dhe bazuar në vlerësimin final dhe testimet e nevojshme, Kolegjiumi i Klinikës së Onkologjisë do të dalë me rekomandime, se si do veprohet më tutje me trajtimin e rasteve në radioterapi”, thuhet në njoftim.

Sipas QKUK-së, të gjithë pacientë e planifikuar për radioterapi janë njoftuar përmes telefonit në lidhje me situatën e krijuar dhe do të mbahen të informuar.

Ndërkohë në Onkologjinë e QKUK-së të enjten e kaluar qëndroi edhe ministri i shëndetësisë, Rifat Latifi për ta parë nga afër situatën./Nacionale.com/