Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka dhënë lajmin e mirë për të punësuarit e Fabrikës së Plastikës, e cila u dogj dje, me ç’rast 60 punëtorët e asaj fabrike kanë mbetur pa punë. Xhevdet Rexhepi, nga Viva Fresh Store, ka shprehur gatishmëri për punësimin e të gjithë punëtorëve të papunë nga kjo fabrikë.
“Xhevdeti ka ndjerë keqardhje, njëherësh ka shprehur solidaritet edhe me pronarët e Fabrikës, edhe me punëtorët. Për kushtet dhe mundësitë e punësimit të punëtorëve të Fabrikës së Plastikës, Xhevdeti do ta ketë derën hapur. Miku i mirë, për ditë të vështirë, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i Lladrovcit në Facebook:
Pas lajmit për djegien e Fabrikës së Plastikës në Qendrën e Biznesit Drenasi I, më ka telefonuar miku im Xhevdet Rexhepi, pronar i Viva Fresh Store, me ç’rast ka shprehur keqardhje për humbjet materiale dhe dëmet që ka pësuar kjo fabrikë.
Pasi është informuar për gjendjen, Ai ka shprehur gatishmëri, nëse pajtohet pronari i Fabrikës së Plastikës, për të punësuar të gjithë punëtorët e fabrikës së djegur, të cilët mund të jenë aktualisht të papunë. Ata do të ktheheshin kur do të rifillojë punën Fabrika apo kur do ta kërkonte pronari i Fabrikës së djegur.
Xhevdeti ka ndjerë keqardhje, njëherësh ka shprehur solidaritet edhe me pronarët e Fabrikës, edhe me punëtorët. Për kushtet dhe mundësitë e punësimit të punëtorëve të Fabrikës së Plastikës, Xhevdeti do ta ketë derën hapur. Miku i mirë, për ditë të vështirë!