Shqiptar Demaçi si asnjëherë më parë, në një rrëfim të rrallë në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në Klan Kosova, ka folur për njërën nga figurat kyçe të politikës së Kosovës, babin e tij, Adem Demaçin.
Ai bëri të ditur së Demaçi kishte besim të plot në Zot dhe i takonte fesë myslimane.
“Në xhami nuk e kam parë që është shku me u falë. Thonë që ka agjëruar kur ka qenë më i ri. Kuranin e ka kaluar, e ka lexuar e studiuar, e ka ditë mirë se çka shkruan në Kuran. Sigurisht ka lexuar edhe vepra tjera”.
Shqiptari po ashtu tha se Demaçi kishte raporte të jashtëzakonshme edhe me krerë të fesë katolike.
“Për të ka qenë primare ana kombëtare, pastaj natyrisht edhe feja. Mirëpo me fe ai i ka afruar krejt fetë”, u shpreh ai.
Shqiptari gjithashtu ndër tjera tregoi dhe arsyen pse Demaçi nuk voziti kurrë veturë, rrëfim ky të cilin mund ta dëgjoni në videon në vijim: